Seriali që po çmend Italinë dhe ka thyer rekordet e shikueshmërisë duke u renditur Nr.1.

Një “best-seller” në shumë shtete të botës, aktualisht në Daytime & Primetime edhe në CANALE 5, Itali. Kandidat në më shumë se 22 kategori dhe fitues i disa çmimeve si seriali më i mirë i vitit, aktori, aktorja, regjisori dhe muzika më e mirë.

DASHURIA është më e madhe se JETA! Një histori dashurie legjendare që fillon në Stamboll gjatë viteve ’70 dhe vazhdon në tokat pjellore të Çukurovës, në jug të Turqise, përmes sprovave të së keqes, ambicjes dhe tiranisë.

Jilmaz kryen një vrasje për të mbrojtur Zylejhanë nga mizoria e vëllait të saj dhe Zylejha betohet që nuk do të heqë kurrë dorë nga Jilmaz.

Të dy së bashku nisin një udhëtim rraskapitës arratisjeje… Fati i çon në Adana këta dy të dashuruar pasionante, të cilët do të përfundojnë në tokat e pronarit modern dhe të fuqishëm Demir dhe nënës së tij dominuese Hynker. Një gënjeshtër e thjeshtë për të mos u ndarë, bën që jeta e dy të dashuruarve në arrati, të përmbyset plotësisht dhe të shkatërrojë çdo shpresë shpëtimi që kishin, duke i lëne ata në mes të trazirave të shumta…

A do të mundet dashuria e pafund e Jilmaz dhe Zylejha të mund të kalojë të gjitha pengesat? Sa gjatë do të mundë të dashurojë një pronar tokësh që është mësuar të ketë gjithçka, një grua qe e lejon atë vetëm fizikisht, por kurrë me zemër? “Tokë e hidhur” shtrojnë të gjitha pyetjet rreth dashurisë dhe zotërimit…

Me kastin e aktoreve: Vahide Perçin (Hyrrem tek “Sulejmani i madherishem”, Zejnep tek “Nënë”) Uğur Güneş (Tutekin tek “Ertugrul”) Murat Ünalmış Hilal Altınbilek İbrahim Çelikkol (Ferhat tek “Dashuri bardh e zi”, Mert tek “Dyshja fantastike”, Mehdi tek “Shtepia ime, fati im”).