Këto pamje tregojnë shkallën e shkatërrimit që kanë lënë pas stuhitë e forta dhe 12 tornadot që goditën shtetin e Iowa.

Tornado shkatërroi pjesën më të madhe të Greenfield, një qytet me rreth 2,000 banorë. Autoritet flasin edhe për viktima megjithëse ende nuk ka një shifër të saktë.

“Fatkeqësisht, ne mund të konfirmojmë se ka pasur viktima nga ky tornado. Gjithashtu, ka patur edhe disa banorë të lënduar këtu në zonën e Greenfield.”

Spitali i Greenfield ishte në mesin e ndërtesave që u dëmtuan në qytet dhe kjo bëri një numër i lartë pacientësh të transferoheshin në objekte të tjera.

Më shumë se 34,000 shtëpi dhe biznese në Iowa mbetën pa energji elektrike së bashku me më shumë se 142,000 në Wisconsin dhe 24,000 në Illinois.

Autoritet kishte lëshuar paralajmërime për tornado dhe për stuhi të forta për pjesën më të madhe të Iowa-s dhe disa shteteve të tjera, duke përfshirë pjesë të Minesotës dhe Wisconsin.

Klan News