Elena ishte vetëm 12 vjeçe kur u largua nga shtëpia pas jetesës së padurueshme me njerkun dhe nisi bashkëjetesën. Në moshën 14-vjeçare ajo solli në jetë një vajzë dhe një vit më vonë një djalë, Aurelin. Ky i fundit e ndau historinë e nënës së tij në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan duke i befasuar të gjithë.

Më pas ai tregoi sesi mes shumë sakrificash shkuan në Itali, më pas në Gjermani ku takimi me njerkun do t’u ndryshonte jetët. Por për gjithçka, Aureli falenderoi nënën që nuk u dorëzua kurrë. Sot Elena është 35 vjeçe dhe Aureli 20 dhe kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Megjithatë, ajo që impresionon më shumë në këtë histori është këmbëngulja e Elenës për mos t’i lënë fëmijët edhe pse ishte e re. Moderatori Ardit Gjebrea e pyet nëse ajo ka menduar ndonjëherë për t’i dërguar në jetimore, por Elena shprehet se ky mendim s’ka ekzistuar kurrë.

Elena: Nuk e kam menduar, as nuk më ka shkuar në mendje. Kam thënë unë do të jem këtu për fëmijët e mi deri në frymën e fundit.

Ardit Gjebrea: Ke qenë vetëm 14 vjeç. U bëre nënë edhe 15 vjeç dhe ti nuk kishe asnjë njeri, ike nga shtëpia, historia jote me familjen që na tregoi Aureli, me njerkën, pra ti nuk kishe një njeri pranë që të të mësonte dhe kur them 15 vjeç ti ishe nënë me dy fëmijë, fare lehtë mund ta kishe marrë këtë vendim sepse ishe një fëmijë, 15 vjeç është fëmijë.

Elena: Kjo është një ndihmë që t’i çojmë fëmijët dikush që nuk ka mundësi atje, por më beso as nuk e kam menduar kurrë, asnjëherë. Unë kam shkuar në Itali para se të marr vendimin e divorcit dhe kam ndenjur 3 muaj pa fëmijët. E di Zoti dhe shpirti im sesi unë kam ndenjur 3 muaj pa ata dhe ta mendosh jetën pa fëmijët, për mua është një gjë shumë e madhe, kurrë s’e kam menduar. Atje shkova për një të ardhme, për një jetë më të mirë që të isha një shtysë për fëmijët, një mbështetje për ekonominë, nuk ia dola dot, falenderoj edhe motrën time në Itali që ajo ma ka dhënë mbështetjen që unë jam sot këtu ku jam, ajo ka qenë mbështetja ime e vetme që unë jam sot këtu. Edhe sikur mos ta kisha një mbështetje, fëmijët nuk do t’i kisha lënë për asnjë lloj arsyeje, por ajo ishte një shtyllë që më shtyu për jashtë shtetit./tvklan.al