Kombëtarja e Zvicrës, e cila befasoi me Gjermaninë në ndeshjen e fundit në grup, do të jetë kundërshtari i Italisë në fazën e parë të 16-të të kompeticionit.

Ankthi është në rritje për ditën e shtunë, kur në orën 18:00 do të jetë vërshëllima e arbitrit për fillimin e ndeshjes. Kjo përballje do të hapë fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Për pak ditë para ndeshjes një ngjarje intriguese ka ndodhur në bazën e kombëtares së Zvicrës. Federata ka denoncuar vjedhjen e tre lap top-ëve në pronësi të video analistëve të ndeshjeve të kombëtares zvicerane.

Lajmi është konfirmuar edhe nga stafi teknik zviceran, i cili ka raportuar menjëherë incidentin tek autoritetet gjermane.

“Mund të konfirmoj se tre kompjuterë të bashkëpunëtorëve tanë janë zhdukur nga hoteli, kemi njoftuar policinë”, ka komentuar Adrian Arnold, zëdhënës i federatës zvicerane.

Vjedhja ka ndodhur në hotelin ku është grumbulluar ekipi kombëtar që ndodhet në Düsseldorf ndërkohë që lojtarë dhe staf qëndronin në hotelin e aeroportit.

“Nuk kishte të dhëna të ruajtura në tre kompjuterët që përdorim për këtë turne”, njoftoi zëdhënësi Arnold. “Nëse ka qenë një përpjekje për të na sabotuar, atëherë ka shkuar keq”, shtoi ai. Hetuesit po këqyrin kamerat e hotelit për të gjetur autorët.

Tv Klan