Gazetari dhe komentatori i ndeshjeve Alban Xhihani ka folur në Klan News nga stadiumi “Olympiastadion” i Berlinit ku do të  luhet dhe finalja.

Xhihani: Temperaturat këtu janë 1e deri 15 gradë celcius çka na jep mundësinë të punojmë në mënyrë komode, Këtu në Berlin gjithçka zien, tifozët luftojnë për atë biletën e fundit. Rikthehet një finale. Në 2015 në këtë stadium ishte finalja e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Juventus. Për sa i përket përfaqësueseve, finalja e fundit e luajtur ishte më 2006, mes Italisë dhe Francës. Do të jenë 71 mijë tifozë. Për sa i takon ndarjes së biletave nuk mund të them me siguri. Duke njohur anglezët, mund të jetë ata që do të dominojnë për sa i përket prezencës në stadium. Por ky është një hamendësim nga ana ime. Me hamendësim për kuotat e tifozëve po them 55% anglezë dhe 45% spanjollë.

Presidenti i FSHF-së Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku kanë konfirmuar pjesëmarrjen ne finale. Nuk kam informacion për lojtarë të kombëtares që mund të jetën të pranishëm në finale.

/tvklan.al