Kandidati afroamerikan për shtëpinë e bardhë Barack Obama, po sfidon rivalin e tij John McCain, duke vizituar bastionet republikane dhe duke kërkuar të fitojë më shumë terren për zgjedhjet e nëntorit.

Të hënën Obama do të udhëtojë drejt Karolinës së Veriut, një shtet që këto 32 vitet e fundit nuk ka votuar asnjëherë për demokratët. Në ndalesat e tij në shtetet e forta të republikanëve, Obama tani që ka edhe mbështetjen e senatores dhe ish-rivales së tij Hillary Clinton, do të vejë theksin tek ekonomia.

Çmimet në rritje të gazit dhe naftës dhe rritjes së papunësisë, çështje që janë të prekshme nga afër në të gjithë amerikanët. Por veterani i luftës McCain ka vënë theksin më shumë tek siguria kombëtare dhe ka garantuar se për zgjedhjet e nëntorit do të kryejë një betejë me këmbë në tokë.

Obama po përgatitet fort për zgjedhjet e nëntorit. Makineria e tij elektorale është pasuruar së tepërmi dhe reklamat e reja synojnë të afrojnë me të miliona amerikanë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle