Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit në Londër vendosi të lërë në fuqi vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Home Office, që shpalli në Korrik të vitit 2022 ish-Kryeministrin Sali Berisha “non grata” në Britaninë e Madhe.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe lideri historik i demokratëve, i cili përmes një deklarate shprehet se procesi në SIAC është vonuar përtej çfarëdolloj afati të arsyeshëm për të penguar zbulimin e të vërtetës, duke shtuar një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit për përjashtimin e tij.

Sipas Berishës, komisioni nuk vlerësoi mijëra faqe prova dhe dëshmi të paraqitura nga avokatët e tij.

Tv Klan