Shqipëria mori pjesë për herë të dytë në një kampionat europian. Bomberi i Kombëtares Shqiptare, Erjon Bogdani, i ftuar në emisionin Kampionët me Marina Vjollcën në Tv Klan, tha se Euro 2024 të shërbejë si pikënisje për vitet e ardhshme.

“Armando më pëlqeu shumë në ndeshjen me Italinë, pavarësisht se ishte një ndeshje e vështirë për ne se Italia na vuri në presion. Të gjithë topat që mori luftoi shumë mirë. Për mendimin tim bëri performancë pozitive.

Mbase dhe trajneri mund ta ketë lënë pushim ndeshjen me Kroacinë për të dhënë maksimumin ndeshjen me Spanjën. Performanca e sulmuesve tanë ishte shumë e mirë. Luajtëm kundër 3 skuadrave që ishn shumë të mira. Shpresoj që ky kampionat të jetë një pikënisje për këto vitet e ardhshme”, u shpreh Bogdani.

/tvklan.al