Ishte planifikuar që të takohej edhe me Presidentin Bajram Begaj, por për shkak të ndryshimit të axhendës në Britaninë e Madhe iu desh të kthehej më shpejt në atdhe.

E kështu Sekretari i Jashtëm, David Cameron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e shtetit pas vizitës së tij në Tiranë. Zyra për Punët e Jashtme të Britanisë njoftuan nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale se çfarë biseduan të dy.

Flamuj të Britanisë së Madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nder të vizitës së David Cameron

“Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate të ngushtë të NATO-s dhe riafirmuan qëndrimin e palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfida rajonale”, tha Zyra për Punët e Jashtme në Britani.

Kujtojmë se vizita e David Cameron këtë të mërkurë në Shqipëri ishte një nga më të shkurtrat e zhvilluara nga ndonjë zyrtar i huaj në Tiranë. Ai qëndroi vetëm 80 minuta në tokën shqiptare ku u prit vetëm nga Kryeministri Edi Rama me të cilin pati edhe një konferencë për shtyp.

Por pse u ndryshua axhenda?

Gjithçka ka të bëjë me situatën në Britaninë e Madhe. Ishte edhe BBC që shkroi se Cameron anuloi takimin që duhej të zgjaste deri në darkë pasi duhej të ishte i pranishëm në një takim në Londër.

Ky takim kishte të bënte me një mbledhje të kabinetit qeveritar të Britanisë së Madhe. Për këtë arsye edhe Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps shtyu një udhëtim jashtë vendit.

Kjo mbledhje ishte thirrur nga kryeministri Rishi Sunak i cili njoftoi se më 4 Korrik do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Britani./tvklan.al

Rishi Sunak njofton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme