Gazetari i Tv Klan, Glend Tafaj, zbuloi në emisionin “Euro Zone”, se një nga titullarët e Shqipërisë, është dëmtuar në ndeshjen me Italinë.

Bëhet fjalë për Jasir Asanin, që ndjen dhimbje në këmbën e tij të majtë. Sulmuesi i djathtë, u dëmtua në rastin e golit të dytë të Italisë, kur u shkel nga Di Marco.

“Ishte një ditë e qetë për lojtarët e Kombëtares. Jasir Asani ka shfaqur një problem. Është dëmtuar në këmbën e majtë. E pësoi dëmtimin te goli i dytë i Italisë, kur u shkel nga Dimarco.

Kam biseduar me lojtarët, dallohet një lloj zhgënjimi pas humbjes. Nuk e kanë përjetuar me gëzim një humbje ndaj një kombëtareje të madhe. Kur na mposhte dikur Gjermania 2-1 festonin, tani është ndryshe.”, deklaroi Tafaj./ tvklan.al