Pamjet ku këngëtarja Kelly Rowland debaton me një roje sigurie në Kanë janë bërë virale. Ajo ka ecur në tapetin e kuq të festivalit të filmit, ku ka shkuar për premierën e filmit francez “Marcello Mio”, por prania e saj është shoqëruar me një incident.

Sipas Daily Mail, ish-anëtarja e grupit të “Destiny’s Child” u tensionua me një pjesëtare të sigurimit e cila i tregoi asaj rrugën për të dalë nga tapeti i kuq.

Megjithatë, këngëtarja ka dashur të qëndrojë më gjatë në tapetin e kuq për të bërë foto dhe për të përshëndetur fansat e saj. Ka qenë kjo roje e sigurisë që i ka thënë se koha e saj kishte mbaruar dhe se duhej të largohej nga tapeti i kuq.

Klan News