Këtë të hënë në Gjermani do të luhen 3 sfida të tjera, në orën 15:00, Rumani – Ukrainë. Skuadra favorite është sigurisht Rumania, e cila prej dy vitesh ka një paraqitje të mirë në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetë, ukrainasit nuk janë më pak ambiciozë, të cilët do të përpiqen të shfrytëzojnë më së miri faktorin se vijnë si skuadër e lehtë në letër.

Në orën 18:00 luhet Belgjikë-Sllovaki. Djajtë e kuq janë një prej ekipeve që kuotohen si pretendentë për të shkuar deri në raundet e fundit të kompeticionit. Në ndihmë të saj do të jënë Lukaku dhe De Bruyne me formën e tyre të mirë. Gjithsesi, Sllovakia nuk do të qëndrojë në pritje, por do të përpiqet të marrë maksimumin e mundshëm nga prania për herë të tretë në finalet e Europianit.

Në mbrëmje do trë luhet ndeshja më e rëndësishme e dytës mes Austrisë dhe Francës. Skuadra e Deschamps është një prej favoriteve kryesore për trofeun dhe nuk mendohet se do ta ketë të vështirë sfidën. Por Austria ka pretendimet e saj, ashtu sikurse në Europianin e shkuar kur arriti të dilte nga grupi. Të gjithë këto ndeshje do të transmetohen në TV Klan dhe Klan Plus.

Tv Klan