Anglia debutoi me fitore ndaj Serbisë në një ndeshje ku nuk e pati fort të lehtë fitoren. Goli i 3-pikëve u shënua nga Jude Bellingham. Në stadiumin e Shalkës ishte një ndeshje e fortë dhe me ritëm, por Anglia dominoi me fizikun dhe talentin e futbollistëve të saj.

Autori i suksesit Bellingham, vendos rekordin si lojtari më i ri i Anglisë që luan 3 turne ndërkombëtare pa mbushur ende 20 vjeç. Fitorja do të mbajë anglezët të qetë dhe të sigurtë edhe për disa ditë teksa do të përgatiteni për ndeshjen me Danimarkën.

Tv Klan