Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, i ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, deklaroi se sulmi i kohës së tij, ka qenë ndryshe nga tani.

Sipas tij, tani janë shtuar lojtarët e repartit të avancuar, por theksoi se e ardhmja duket pozitive për Shqipërinë.

Bogdani, zbuloi se rivalitetin në Kombëtare për sulmin e ka pasur me Igli Taren.

“Sulmi i kohës sime me atë tani ka ndryshuar. Më përpara ishim më pak sulmues, ndërsa tani shtuar më shumë sulmuesit. Është shtuar konkurrenca dhe e ardhmja duket pozitive për Shqipërinë. Rivaliteti në sulm? Më parë luaja unë ose Igli Tare. Unë gjithmonë kam qenë në mes Bushit dhe Tares. Njëherë isha në krahun e Tares dhe njëherë tjetër në krahun e Bushit.”, deklaroi Bogdani.


/tvklan.al