Franca sfidon Spanjën në gjysmëfinalen e Europianit, në një sfidë ku spektakli është i garantuar.

“Gjelat” duan finalen e madhe, ndonëse e kanë të qartë se përballë kanë një nga kombëtaret më në formë të momentit.

Në prag të kësaj përballje, trajneri francez, Didier Deschamps, foli në konferencë për shtyp, ku tregoi pikën e fortë të iberikëve.

“Spanja gjithmonë e ka pasur aftësinë për të kontrolluar lojën. Mesfusha është një nga pikat e tyre të forta, me Rodrin aty, janë skuadra që e ka kontrolluar mësë miri topin në këtë turne. Yamal dhe Williams janë lojtarë që kanë karakteristika të ndryshme dhe kjo bëj që Spanja të ketë më shumë cilësi se skuadra e së kaluarës.”

Deschamps foli edhe për Mbappe, për të cilin tha se duhet të bëjë gjithçka për të qenë në maksimumin e tij, pavarësisht vështirësive që ka nga maska.

“Mendoj se Mbappe do të jetë nga fillimi. Duhet të mësohemi me këto kushtet e reja. Ai duhet të bëjë gjithçka për të qenë në maksimumin e tij. Duhet të përshtatet edhe me maskën.”

Në fund, numri 1 i stolit të Francës, nuk i kurseu edhe superlativat për portierin Mike Maignan.

“Maignan është portier i nivelit të lartë. Ka prani të shkëlqyer në portë, por gjithashtu është shumë i aftë në lojën në ajër dhe në tokë. Bën shumë mirë edhe në lojën me këmbë.”

Ndeshja mes Francës dhe Spanjës, është planifikuar të luhet të martën e 8 korrikut, në orën 21:00, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan. /tvklan.al