Diogo Jota u duk se shënoi gjatë ndeshjes Portugali-Çeki, por pas golit, u pa duke debatuar me Jindrich Stanek.

Ai shënoi pas një topi të kthyer nga shtylla e Ronaldos, por ky i fundit ishte pozicion jashtë loje gjatë gjuajtjes.

Ende pa u anuluar goli, Jota, babai i dy fëmijëve, vrapoi duke brohoritur që kishte bërë golin vendimtar, por më pas ndaloi dhe u kthye të merrte topin për të kryer një veprim tjetër.

Portieri i Çekisë, Stanek, nuk po e lejonte sulmuesin që të merrte topin dhe Jota nisi t’i bërtiste. Një grup lojtarësh u mblodhën në portë, portieri u largua nga topi që përfundoi në duart e futbollistit portugez.

Më pas, ai u largua me topin, e futi brenda fanellës dhe nisi të thithte gishtin e madh të dorës.

Lojtarët e tjerë u mblodhën për të festuar, por vendimi i VAR-it u prishi momentin. Në minutën ’92, Conceicao, i sapo futur nga stoli, shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Portugalinë./tvklan.al