Kampionati Europian ka sjellë një situatë të pazakontë sa i përket çështjes kualifikim për në raundin e të 16-ve.

Duke barazuar 0-0 ndaj Anglisë dhe Serbisë respektivisht, Sllovenia dhe Danimarka e gjetën veten me pikë të barabarta në Grupin C.  Të dyja ekipet shënuan dy herë dhe pësuan po dy gola në tri sfida të luajtura, ndërsa në total grumbulluan 3 pikë.

Mbi të gjitha, përballja mes tyre përfundoi 1-1 dhe as kjo nuk mund të bënte diferencën mes të dyja ekipeve. Në të tillë situatë, UEFA mori në konsideratë kartonë të verdhë të marrë nga kombëtaret. Si Danimarka, ashtu edhe Sllovenia morën nga 6 kartonë të verdhë, e asnjë të kuq.

Hapi i radhës është pozicionimi në renditjen gjatë kualifikueseve të Euro 2024. Të dyja kombëtaret ishin në të njëjtin grup, atë H, dhe përfunduan në të njëjtin nivel pikësh.

Në vazhdim u panë përballjet mes të dyja skuadrave në kualifikuese. Sfida e parë që u bë në Lubjanë në qershor të 2023, përfundoi në barazim 1-1.

Çështjen e zgjidhi sfida e 17 nëntorit 2023, ku Danimarka fitoi 2-1 dhe ky rezultat e pozicionoi në vend të dytë në grup, e sllovenët të tretët.

Klan News