Elseid Hysaj, ishte një nga më të kritikuarit pas ndeshjes me Italinë, por pas Kroacisë, futbollisti shkodran mund të festojë lirisht.

Pas barazimit 2-2 ndaj kroatëve, Hysaj u thirr nga tifozët kuqezi në tribunë. Të gjithë e duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij.

Një moment emocionues, që vjen pas një momenti të vështirë për mbrojtësin e djathtë.

Në fund, Hysaj, duartrokiti të gjithë tifozët dhe më pas nisi festa e ekipit./ tvklan.al