Anglia ka zhvilluar stërvitjen e fundit në tokën gjermane në kuadër të finales së Euro2024. Atmosfera shfaqet fantastike te “tre luanët”, me trajnerin Gareth Southgate që buzëqesh nga ana tjetër, pasi ka grup të plotë për takimin ndaj Spanjës.

Hera e dytë radhazi në finalen e Europianit është një tjetër motivim për skuadrën angleze, që është shumë pak minuta larg shënimit të emrit në librat e historisë.

Akoma dhe më e rëndësishme e ardhmja e Southgate. Finalja ndaj iberikëve mund të jetë edhe e fundit për të në stolin e Anglisë, diçka të cilën e ka konfirmuar në fillim të kompeticionit.

Për shkak të lojës së treguar në Euro2024, Anglia nuk shihet si favorite për të ngritur lart trofeun. Vetëm 2 fitore në 6 takimet e luajtura deri më tani përgjatë kohës së rregullt tregojnë defektet e kësaj kombëtareje, që gjithsesi mbetet e frikshme me emrat që ka në përbërje.

Harry Kane tenton të rrëmbejë Këpucën e Artë në fund të këtij kompeticioni, mision që do realizohet duke shënuar të paktën një gol në portën spanjolle, pasi momentalisht ka realizuar 3 herë. Përpos lavdisë, për Anglezët ka një bonus me vlerë mbi 10 milionë paund nëse arrijnë të fitojë Europianit.

Një arsyeje më shumë për të tentuar majën e futbollit kontinental.

Klan News