Francezi François Letexier (Fronsua Letisier) do të vendos drejtësi në takimin mes Shqipërisë dhe Kroacisë. 90 minutëshi që do të luhet këtë të mërkurë në orën 15:00 vlen shumë për vazhdimësinë e dy kombëtareve dhe për këtë fakt, UEFA i ka besuar eksperiencës së 35-vjeçarit.

Letexier është një emër i njohur në elitën e futbollit francez, kampionat që gjykon prej vitit 2016. 35-vjeçari ka qënë pjesë thelbësore në planet e UEFA-s, duke i besuar 13 ndeshje të Champions League prej 4 vitesh, mes të cilëve edhe ajo gjysmëfinale e këtij sezoni mes Manchester City dhe Real Madrid.

Francezi ka gjykuar në shumë takime ndërkombëtare, prej të cilave edhe disa ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës së Katarit.

Në vitin 2023 ai ishte kryesor në Superkupën e UEFA-s, ku Manchester City mundi vetëm pas penalltive Sevijën. Letexier njihet si një trajner që nuk kursen kartonat e verdhë.

Në sezonin e shkuar, ai ndëshkoi 122 herë futbollistët në fushën e lojës në 31 takime, me një mesatare prej thuajse 4 kartonash të verdhë për çdo 90 minutësh, ndërsa në dy raste nxori kartonin e kuq nga xhepi.

Përballja e 19 Qershorit do të luhet në stadiumin e Hamburg duke nisur nga ora 15:00, me emocionet e saj që do t’i përjetoni ekskluzivisht në ekranin e TV Klan dhe në Radio Klan.

Klan News