Gareth Southgate thotë se Anglia është e vendosur që të dielën të “shkruajë” historinë dhe të ngrenë trofeun, të cilin panë tu “shkiste” nga duart tri vite më parë në Wembley.

Ky turne filloi me shumë polemika për shkak të paraqitjeve jo të mira të anglezëve, pavarësish se konsiderohej një prej pretendentëve.

Tashmë Tre Luanët janë në gati të luajnë finalen e Berlinit, finalja e tretë në historinë e përfaqësueses së tyre.

Skuadra e Southgate kthehet të luajë një finale plot 1,099 ditë pas humbjes së finales së dytë në historinë e tyre, dhe të parës në një europian, finalen ndaj Italisë.

Southgate: Spanjollët janë të shkëlqyer, kam admirim për ta. Ata kanë qenë të shkëlqyer në lojën  me top dhe pa top, punojnë si ekip dhe pa dyshim e meritojnë të jenë në finale. Duhet të shpresojmë të rrisim nivelin e lojës sonë. Në fillim të turnet ishim disi të “penguar”. Tani jemi përmirësuar dhe duhej patjetër të përmirësoheshim. Këto ndeshjet e fundit kemi që më të lirshëm në lojën tonë. Ne kemi treguar qëndrueshmëri për të kaluar nëpër një periudhë të vështirë ku njerëzit nuk besonin tek ne. Jam shumë krenar për lojtarët dhe tani kemi një mundësi për të bërë histori.

Trajneri Southgate ka folur dhe për finalen e parë të një europiani për Anglinë, atë të luajtur në Wembley tre vite më parë.

Southgate: Unë mendoj se ndihemi ndryshe nga viti 2021 – kualifikimi për një finale të parë në 50 vjet ishte një pikë referimi për anglezët dhe kishte shumë emocione për ne. Kjo gjysmëfinale pati shumë emocione, por ekziston një dëshirë e madh për të bërë këtë finale të paharrueshme.

Me ndeshjen finale, ajo numër 102 për trajnerin në krye të Tre Luanëve, Southgate thotë se nuk po mendon për kontratën, e cila i përfundon në fund të këtij viti.

Southgate: Për momentin gjithçka që po mendoj është se si të përgatitemi për këtë finale. Është një sfidë e madhe, ne luajmë përballë një ekipi të shkëlqyer dhe duhet të jemi sa më të saktë për të fituar ndeshjen. Duhet të bëjmë një ndeshje të jashtëzakonshme.

I pyetur për publikun anglez, trajneri Southgate tha se në rast fitoreje do t’i sillnin lumturi popullit të tyre.

Southgate: Ne do t’i sillnim lumturi kombit tonë, duke sjellë besueshmëri. Mendoj se kemi rikthyer besueshmërinë në futbollin anglez për sa i përket mënyrës se si jemi parë në mbarë botën vitet e fundit. Të fitosh një trofe përfundimisht do t’i përgjigjej shumë pyetjeve që shtrohen ende.

Në fund trajneri 53-vjeçar foli dhe për lojtarët e skuadrës së tij

Southgate: Për grupin e lojtarëve dhe stafit, si dhe lojtarët që kanë qenë me ne për gjashtë apo shtatë vitet e fundit, jam jashtëzakonisht krenar për ta. Ka shumë njerëz që nuk kanë marrë merita që meritojnë për punë që kanë bërë.

/tvklan.al