Milani i ka komunikuar zyrtarisht Stefano Piolit dëshirën për të ndërprerë bashkëpunimin në muajin qershor. Drejtuesit kuqezinj i kanë dorëzuar agjentëve të trajnerit kërkesën për ta larguar nga stoli, raporton mediaset.

Synimi i drjetuesve është që të arrihet një akord i përbashkët për ndërprerjen e kontratës. Sfida e fundit e Piolit do të jetë të shtunën kundër Salernitanës në stadiumi “San Siro”. Ai ka qenë në stolin e kuqezinvje për 4.5 vite. Pritet që ta pasojë Paulo Fonseka.

Ndaj Salernitanës do të jetë gjithashtu edhe takimi i fundit për Kjaer dhe Zhirud. Te kuqezinjtë kanë nisur nga puna për t’u përforcuar në ofensivë. Pëlqehet lojtari i Shtutgardit, Girasi. Në mëngjesin e së mërkurës, përfaqësues të klubit gjerman u paraqitën në selinë e kuqeznje në Milano, ku diskutuan për transferimin.

Klauzola e shitjes së 28 vjeçarit shkon në 17.5 mln euro. Por fati i sulmuesit nga Guinea do të varet nga vendimi përfundimtar i trajnerit të ri.

Klan News