#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Rita Lati

Gjithmonë në formë dhe me energji, Rita Lati zbulon rutinën e saj: Kam 3 vite në pension

Rita Lati, një nga aktoret më të dashura shqiptare, ishte mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”. Gjithmonë e kuruar, në super formë dhe me energji të pashterueshme, duket se koha për Ritën ka ndaluar.
Por, si është një ditë e saja? Çfarë rutine ka aktorja? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur mbrëmjen e sotme duke zbuluar:

“Kam 3 vite në pension. Hall i madh është se ç’do vesh. Edhe për të dal në kafe. Pastaj pi kafe. Jam për qejf tani.”

Një jetë në skenë, Rita Lati kujton fillimet e karrierës

E ftuar për herë të parë “Në Kurthin e Piter Pan”, aktorja Rita Lati u rrëfye pa dorashka, si asnjëherë më parë. Një rrëfim jete, që nis në Orikum, si vajza që erdhi në familje pas dy djemve, e ku mori dashurinë e madhe të dy prindërve që kishin një ëndërr, të shihnin Riten aktore.

Një histori që nis me konkurset, ku babai me bukën me simite në dorë e shoqëronte Ritën në oborrin e Teatrit Popullor të asaj kohe…

Flavio: Pse u bëre aktore ti, Rita?

Rita: Që të dilja në skenë. Mami dhe babi donin që të bëhesha artiste. Më pëlqente të recitoja e këndoja. Bija në sy për recitim që në shkollë. Konkurrova mes 300 fëmijësh nga Vlora, dola e para në Vlorë dhe erdha në Tiranë, në “Shkollën e mesme të artit”.

La Orikumin për Tiranën kur ishte 14 vjeç, Rita Lati tregon vështirësitë

Edhe pse një vajzë me vetëbesim, moskokëçarëse dhe luftarake, fillimet e karrierës për Rita Latin nuk kanë qenë aspak të lehta. Asaj iu desh të zhvendosej nga Orikumi në Tiranë për të studiuar dhe ajo periudhë nuk ka qenë fort e lehtë për të, siç tregoi sonte “Në Kurthin e Piter Pan”.

AlketaSi është për një vajzë te re 14 vjeç, që vjen nga Orikumi për të jetuar në Tiranë. Si t’u duk Tirana e asaj kohe?

Rita: Ishte intetesante, se ëndëtronim të bëheshim artiste. Hynim e dilnim me leje në konvikt. Nuk kishte tra-la-la. Ishte e mrekullueshme. Do doja të ishte edhe sot kështu. Ishte rregull absolut dhe nuk kishte thyerje disipline. Autoriteti i drejtoreshës të bënte më të disiplinuar dhe të mësoje më shumë.

“Më shoqëronte babi me simite me djath!” Rita Lati mes lotësh tregon historinë kur konkurroi në ‘Akademinë e Arteve’

Përballë fëmijëve “Në Kurthin e Piter Pan”, aktorja e mirënjohur shqiptare Rita Lati ka treguar historinë nga konkurrimi i saj në “Akademinë e Arteve”.

Me humor, ajo zbuloi se si ishte e vetmja që mori guximin të hynte e para në provim. Rita zbuloi se shoqërohej nga i ati, i cili mbante në dorë simite me djathë, e i thoshte mos të hynte.

Tristan: O Rita, po ti e ke gjoksin gropë? Se kështu thonë për ju nga Vlora, po mua mirë me duket që e ke, s’ngjan si gropë në fakt?

Rita: Gropë, po gropë të padukshme e kam dhe unë. Si çdo vlonjat. Do ju tregoj diçka. Kur konkurrova tek ‘Akademia e Arteve’ për dramë, ishim të gjithë të rinjtë në pritje për të hyrë në konkurrim dhe nuk po hynte asnjë. Dhe unë si nga Vlora që duam të jemi gjithmonë të parët, dola para dhe thashë “Do hyj unë”. Nuk futej njeri për provim. Unë dhe shoqja ime e ngushtë ishim veshur njësoj, me fund fanellatë me pika, bluzë rozë, të dyja njësoj. Ngjanim çuditshëm si me veshje, ashtu edhe me vetëbesimin, që me dukej vetja fitimtare pa hyrë në konkurs. Babi me simite me djath në dorë, më ndiqte që të haja më suportonte të bëhesha artiste. Që te rrapi më thoshte nga larg “Jo, mos hyr”, po unë hyra me një vetebesim të madh. Në komision ishin 12 artistë të mëdhenj, që nga Sandër Prosi, Esat Oktrova, Drita Pelingu, etj, unë mbarova konkursin dola jashtë dhe u thashë të gjithëve: FITOVA. Ndërkohë që përgjigjja dërgohej në rrethe. Dhe në fakt unë vërtetë kisha fituar.

Tristan: Po, çfarë ëndrre kishe ti atëherë, doje shumë të bëheshe aktore?

Rita: E vetmja dëshirë që kisha ishte të bëhesha artiste.

Humba një vajzë! Rrëfimi prekës i Rita Latit: Roza dukej identike si ajo

Mes të qeshurave e historive të bukura, Rita Lati hapi sot zemrën “Në Kurthin e Piter Pan”, duke rrëfyer edhe plagë nga jeta e saj. Kështu, ajo rrëfeu se ardhja në jetë e vajzës së saj, Rozës, ishte momenti më i lumtur. Siç tregoi aktorja, Roza lindi pasi ajo kishte pësuar një goditje të madhe duke humbur një fëmijë.

Mabel: Rita, u gëzove shumë ti kur u bëre mami i Rozës?

Rita: Momenti kur u bëra mama ishte me i lumturi. Kisha humbur një vajzë para Rozës dhe Roza u prit me shumë dashuri. Brenda vitit Zoti m’i mbushi duart plot. Roza ishte e shëndetshme dhe dukej identike si ajo. Njerëzit nuk e dinin se isha bërë nënë sërish.

Rita Lati zbulon parodinë që e bëri të famshme

Rita Lati ka ushqyer me humor publikun shqiptar prej dekadash, duke shkruar emrin e saj krah aktoreve më të dashura.

Në fillimet e saj u aktivizua në qytetin e saj, Vlorë, pastaj kaloi në Estradën e Tiranës. Gjatë karrierës së saj ka luajtur dhjetëra numra humori, që kanë ngelur në kujtesën e shqiptarëve.

Por, cila ishte paradia e parë që e bëri të famshme? E ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan”, Rita rrëfeu:

“Zejpene e kishte emrin parodia e parë. Kur u emërova në Estradë kishte dhe aktore të tjera, por unë ngaqë këndoja zura një vend të veçantë se mund të bëja parodi, gjë që aktoret e tjera nuk e bënin dot. Kështu që suksesi im ka qenë parodia.”

“Jeta e bëri ashtu siç është!” Rita Lati flet për Rozën

Rita Lati thotë se karakteri i fortë dhe eksplicit i të bijës, Rozës, është si rrjedhojë e gjërave që ajo ka kaluar në jetë. E pyetur nga fëmijët “Në Kurthin e Piter Pan” për vajzën e saj, aktorja e mirënjohur tregoi se që e vogël, Roza rrinte vetëm për shkak se asaj i duhej të udhëtonte për ture dhe nuk ankohej kurrë.

Mabel: Po si u bë ashtu si uragan?

Rita: Ajo ka qëndruar vetëm kur duhej të rrinte me mua. E merrte malli për mua. Unë isha gjithmonë me valixhen gati për ture. Roza u mbyll dhe kur më takonte nuk më ankohej për asgjë, po më thoshte vetëm gjërat e mira. Jeta e bëri ashtu siç është.

Ëndrra më e madhe e Ritës? Aktorja: Të më bëjë Roza gjyshe

Përballë dhjetë gazetarëve të vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, aktorja Rita Lati nuk u ka shpëtuar as pyetjeve ngacmuese.

Asja e ka pyetur se çfarë ëndrre ka dhe Rita u shpreh se dëshiron të bëhet gjyshe.

Rita: Tani dua të bëhem gjyshe. Po vdes të bëhem gjyshe!

Pse nuk ka marrë pjesë te asnjë nga filmat e rinj shqiptarë? Si përgjigjet Rita Lati

Vitet e fundit kinematografia shqiptare ka pasur goxha prurje me filma e seriale të ndryshëm. Emra të rinj dhe rikthime në kinema të emrave të mëdhenj. Por, Rita Latin nuk e kemi parë në asnjë prej këtyre realizimeve.

Nuk ka pranuar apo s’e kanë ftuar? Kësaj pyetjeje Rita i është përgjigjur mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan”, ku tregoi:

“Po xhiroj një serial, janë xhiruar dy episode dhe është ndërprerë, por do vijojë. Unë jam e lidhur me koncertet. Aty e kam shpirtin”.

3 mësimet e Rita Latit për të bijën, Rozën

Rita Lati ka zbuluar për fëmijët “Në Kurthin e Piter Pan” 3 mësime që i ka thënë të bijës, Rozës, për t’i mbajtur vathë në vesh.

Së pari: Të ketë besim te vetja.

Së dyti: Të realizojë çfarë do ajo.

Së treti: Mos të pyesë asnjë veç mendjes së saj.

Sarah Berisha

Sarah Berisha tregon historinë me të motrën: Aplikoi në SHBA prej meje. Në fund ajo fitoi, unë jo

Ato janë dy blogere shumë të dashura shqiptare, por mbi të gjitha edhe dy nga motrat më simpatike të showbiz. Sarah dhe Ditea Berisha prej vitesh përveçse në shtëpi, janë bashkë edhe në profesion.

E ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan”, Sarah ka folur për raportin me të motrën.

Kian: Po motra jote është shoqja jote e ngushtë?

Sarah: Motra ime është shoqja imë më e ngushtë. Ditea është më e madhe. Unë isha gjithmonë pas saj, si morr shkoja në çdo ditëlindje të shoqeve të saj. Të vetmin rast që doja të bëja një gjë pa motrën, ishte kur do aplikoja për shkollë në SHBA, por mami dhe babi kishin merak dhe thonë se duhet të ikim bashkë. Aplikojmë për vizë, Dietas i doli, mua jo.

Sarah Berisha zbulon pagesën e parë që ka marrë për një postim në Instagram

Sarah Berisha është një nga blogeret më të dashura shqiptare. Numri i lartë i ndjekësve dhe bashkëpunimet e shumta, padyshim që e bëjnë atë edhe një nga më të paguarat.

Por, sa ka qenë pagesa e parë që ajo ka marrë për një postim?

Kësaj pyetjeje Sarah i është përgjigjur mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” duke zbuluar se “pagesa e parë ishte 5 mijë lekë të reja dhe kam bërë shumë foto. Për ditët e sotme nuk do doja të flisja me shifra, por blogeret paguhen me shifra të mëdha.”

“A mërzitesh ti kur kërcen PM me goca në club?” Sarah Berisha i përgjigjet pyetjes me spec “Në Kurthin e Piter Pan”

Ata janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Sarah Berisha dhe Dj PM kanë rrëmbyer zemrat e publikut prej disa vitesh.

E profesionet e tyre sado që bashkohen, edhe ndahen. Ajo blogere, ai Dj, shpesh janë larg njëri-tjetrit.

Por, a bëhet Sarah xheloze? Në fakt jo. Ajo tha sonte “Në Kurthin e Piter Pan” se është shumë mirëkuptuese ndaj partnerit dhe profesionit të tij.

Tristan: A mërzitesh ti kur kërcen PM me goca në club?

SarahJo, nuk mërzitem. Pm shkon të luajë muzikë dhe nuk ka pse kërcen me goca. Bëj shaka, por nuk bëhem xheloze.

Sarah Berisha flet për planet për martesë dhe fëmijë

Sarah Berishën dhe Dj PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, i kanë përndjekur gjithnjë pyetja “Kur do fejoheni/martoheni”.

Sa më shumë ata e mbajnë lidhjen e tyre hermetike, aq më shumë rritet kurioziteti i publikut.

Gjithsesi, disa pikëpyetjeve blogerja u është përgjigjur sonte “Në Kurthin i Piter Pan”, ku foli për planet për martesë dhe për fëmijë.

Jordan: O Sarah, po ti kur do martohesh se burrin e ke gjetur tani, çfarë po pret? Po bebe kur do bësh?

Sarah: Për martesë ende nuk e di. Për fëmijë kur ta sjellë Zoti. Edhe pak.

Sarah Berisha flet për raportin me vjehrrën

E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, Sarah Berisha nuk u ka shpëtuar pyetjeve pikante të gazetarëve të vegjël.
Kështu, ajo ka folur për raportin me vjehrrën e saj, nënën e PM.

Elia: E ke xhan vjehrrën ti Sarah?

Sarah: Unë e kam shumë xhan, e respektoj shumë. Edhe ajo mua. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë.

Alketa Vejsiu: Doja tre fëmijë, por kur u rrit i dyti thashë prit një herë se s’qenka kollaj

“Prit një herë se s’qenka kollaj”. Kështu është shprehur Alketa Vjesiu, teksa tregoi se më parë ka patur dëshirë që të kishte me patjetër tre fëmijë, por “hoqi dorë”.

Alketa Vjesiu: Alketa kur bëri fëmijën e parë tha dua të bëj dy fëmijë se s’bën. Bëri të dytën, tha unë dua të bëj tre fëmijë me patjetër se janë një lumturi e madhe. U rrit i dyti, tha Alketa prit një herë se s’qenka kaq kollaj. Tani them o Zot si nuk kam 10 fëmijë po të m’i bëjnë mamatë e tjera edhe t’i kem kështu, siç i kam në këtë program se unë u kënaqa dhe jam shumë e lumtur që vazhdimisht çdo vit jam gati për 4 muaj mamaja e 10 fëmijëve në mënyrë sezonale. Është një lumturi shumë e madhe.

Ndërkohë përballë gazetarëve të vegjël këtë mbrëmje në “Kurthin e Piter Pan” ishte aktorja shumë e dashur e humorit Rita Lati.

Në studio ajo tregoi rrëfeu historinë e saj të karrierës dhe veçanërisht marrëdhënien e ngushtë që ka me Roza Latin, vajzën e saj.

Dhurata më e bukur nga PM? Sarah mahnit me fjalët për të: Nuk e them shpesh këtë gjë, por…

U njohën në një reality show dhe që atëherë vazhdojnë të përjetojnë dashurinë e tyre krah njëri-tjetrit. “Jam shumë e lumtur që e kam në krah”, kështu është përgjigjur “Në Kurthin e Piter Pan” blogerja Sarah Berisha, teksa tregon copëza të shkëputura nga jeta e saj personale me DJ PM.

Alketa Vejsiu: Cila është dhurata më e bukur që ke marrë nga PM, ose që i ke bërë ti atij?

Sarah Berisha: Ne kemi bërë dhurata të ndryshme. Dhurata më e bukur që kam marrë nga ai është që kam atë si partner në jetën time. Ai është një djalë fantastik që unë e çmoj shumë dhe që jam shumë lumtur që e kam njohur. Nuk e them shumë shpesh këtë gjë, ne edhe në rrjetet sociale nuk ia themi, nuk jemi shumë aktivë me njëri-tjetrin, por jam shumë e lumtur që kam në krah një person si ai dhe nuk kishte dhuratë më të bukur se sa mund të merrja nga ai reality show. 

/tvklan.al