Partizani luan sot sfidën e kthimit me Salzburg në Champions League. Synimi është kualifimi në turin play off.

Humbja 1 me 0 në takimin e parë në Elbasan e vështirëson këtë objektiv, por trajneri Adolfo Sormani nuk dorëzohet duke thënë në konferecën para sfidës se në futboll nuk ka gjëra të pamundura.

Mungesa e konfirmuar është Renaldo Kalari i pezulluar për shkak kartonësh. Trajneri i Salzburg, Oscar Garcia tha se Partizani nuk është rastësisht në turin e tretë.

Ai duhet të ndryshojë disa lojtarë nga takimi i parë për shkak dëmtimi apo pezullimi. Partizani do të mbështet edhe nga një grup tifozësh, të cilët udhëtuan nga Tirana.

Kualifikimi do të bënte të sigurtë të paktën fazën e grupeve të Europa League për të kuqtë, por edhe eliminimi nuk është përfundimtar nga kupat e Europës, pasi është edhe një mundësi nga play off i Europa League. Ndeshja do të nisë në orën 20:30.

Tv Klan