Hapet mbrëmjen e sotme qarkullimi për automjetet, rruga e re Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu.

Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe në të makinat mund të lëvizin me një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë. Për çeljen e këtij aksi të ri ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“Mirëmëngjesi me këtë fluturim mbi Thumanë – Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00”, tha Rama.

Vënia e këtij aksi në funksion pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve që krijohet shpesh në akset ekzistuese si ai Fushë Krujë-Rinas dhe Rinas-Qafë Kashar.

Rruga e re është ndërtuar përmes një koncensioni me afat 35 vite. Burimet financiare për ndërtimin e rrugës janë siguruar nga koncesioni dhe në kthim do të merren të ardhurat nga tarifat për kalimin në rrugë.

Tv Klan