Shqipëria të shtunën luajti sfidën e parë me Italinë për kompeticionin e Kampionatit Europian. Ndeshja u prit me shumë entuziazëm nga tifozët kuqezi, por si duket rezultati në përfundim të ndeshjes ishte paska zhgënjyes për pritshmërinë e tyre.

Pas sekonda nga fillimi i pjesës së parë ishte futbollisti i Kombëtares, Nedim Bajrami, që shënoi golin e parë në avantazh të Shqipërisë, gol i cili theu rekord. Por vazhdimi i ndeshjes dhe aq më tepër dy golat e Italisë, perfomanca e lojtarëve në fushën e blertë janë kritikuar jo pak nga të pasionuarit e futbollit.

Në një intervistë për Klan News, ish-futbollisti Migen Memelli tha se sfida ishte shumë e fortë, gjithashtu theksoi se kishte hasur disa gabime të futbollistëve, të cilat mund të ishin shmangur dhe mund të kishin ndikuar pozitivisht në rezultat. Ai gjithashtu theksoi se ishte traumatike për të, barazimi i Italisë në një kohë shumë të shpejtë që nga goli i parë i Shqipërisë.

“Padyshim që ne kemi mangësitë tona, por duhet t’i shikojmë me pozitivistet sepse në fund të gjithçkaje lojtarët u munduan të bëjnë maksimumin, stafet po ashtu. Dhe për të qenë korrektë, në fund të takimin me Rey Manaj, mund të kishim barazuar, por fatet disa herë vendosen në disa elementë po themi të vegjël, ku dhe bëjnë diferencën. Dhe ne këtu çeduam pak”.

“Por ne ishim aty gjatë gjithë kohës shënuam të parët, pjesa e parë. Pastaj pas shënimit të golit, edhe golin e barazimit e morëm shumë shpejt, ishte pak traumatike. Por gjithsesi në pjesën e dytë unë besoj se stafi ndërhyri me lojtarët dhe e rigjeti veten. Bëmë një pjesë të dytë më të mirë se sa ajo pjesë e parë. Nuk duhet të harrojmë që ne nuk ke kemi eksperiencën e duhur në këto lloj kompeticionesh. Italia ka fituar dy herë dhe është pjesëmarrëse në 11 nga 18 kompeticionet. Pritshmërinë janë tek të gjithë, tek Broja, Asllani, tek Mitaj në rangun tjetër lojtarë si Gjimshiti, Strakosha kanë luajtur në kompeticione shumë të rëndësishme. Gjithsesi ne jemi për të dytën herë në këtë kompeticion dhe duhet ta shikojmë me pozitivitet,” tha Migen Memelli.

/tvklan.al