Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Bojkoti i Vllaznisë për takimin e radhës me Tomorrin në Berat sot është bërë realitet. Kjo në shenjë proteste të Federatës së Futbollit, e cila sipas tyre ka kryer transferta të parregullta me futbollistët shkodran. Ekipi i Tomorrit ka fituar sipas rregullores 2-0.

Kampionët e Tiranës falë golit të Ymerit fitojnë tre pikë të çmuara në Peqin. Apoloonia e Fierit me fitoren 2-1 ndaj Shqiponjës ka lënë vendin e fundit në renditje. Fitore e çmuar ndaj Partizanit në Tiranë ndaj Flamuratit me golin e shënuar nga Beka në fundin e pjesës së parë. Lushnja ka fituar ndaj Dinamos 3-1 dhe Bylis ndaj Elbasanit 2-0.

Renditja në krye Tirana me 42 pikë, Tomorri 41, Teuta 39, Vllaznia 31. Shqiponja – Bylis 30, Lushnja – Shkumbini 29, Dinamo 28, Partizani – Skënderbeu 24, Apolonia 22, Elbasani 21 dhe mbyll renditjen Flamurtari me 20 pikë./tvklan.al