Në qendrat sociale për familjet në nevojë, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta dreka e Kurban Bajramit u shtrua nga Bashkia e Tiranës. Erion Veliaj shërbeu drekën në Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara në Laprakë, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë.

 “Një qytet që i trajton të gjithë me respekt, një qytet i mirë, ka vend për të gjithë. Në këto ditë të shenjta festive shpresoj t’ua mbushim jetën me gëzim të gjithë engjëjve që janë këtu.”

 Veliaj dërgon edhe një falenderim për të gjithë prindërit.

 “Ata janë heronjtë e vërtetë. Janë ata që i kanë kushtuar jetën, që nuk dorëzohen, që refuzojnë të heqin dorë nga kjo detyrë dhe mision. Për prindërit heronj që janë këtu sot, e kam zemrën plot me mirënjohje sepse e kuptoj me çfarë sfide të jashtëzakonshme përballen çdo ditë.”

Veliaj ka edhe një thirrje për qytetarët që i çojnë fëmijët në të njëjtat shkolla me fëmijët e qendrës komunitare, që t’i mësojnë ata se socializimi nuk i dëmton, por i bën më të mbarë në shoqëri.

Tv Klan