Tanimë publiku vendosi që e diela mbrëma është e “Zemër Luana”, spektakli nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës. 2 vite pauzë në ekranin shqiptar pasuan me një rikthim të fuqishmëm të Luana Vjollcës e cila mbërtheu audiencën para ekranit të Televizionit Klan për më shumë se tre orë.

Mirëpo jo vetëm kaq “Zemër Luana” tanimë është trend ngado, sidomos sa i përket satistikave edhe në YouTube, ku përpos faktit që për 14 orë spektakli ka rreth 280,000 shikime, sipas #Trending zyrtar në YouTube programi është Top3 videot më të kërkuara e shikuara në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri emisioni i plotë prej 3 orë minutazhi është futur në #Top10 videot më të dëshiruara për tu parë, gjithashtu #Trending në vende të ndryshme.

Gjithashtu spektakli “Zemër Luana” ka rrëmbyer vëmendjen e shumë personazheve VIP, të huaj e shqiptarë, të cilët kanë shpehur përgëzime për punën e bërë ndaj Luana Vjollcës dhe se mezi prisnin këtë rikthim të autores së mirënjohur në ekran.

Mbrëmjen e së dielës nuk mund të mos mungonte humori me e kapitenë të skuadrave Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun.

Ky spektakël në natën e parë solli në ekran dy emra të njohur të muzikës, Butrint Imerin dhe Don Xhonin, të cilët folën ekskluzivisht për Luana Vjollcën për projektet e tyre muzikore.

Në këtë natë të parë nuk mungoi as muzika popullore shqiptare e sjellë për publikun në sallë dhe teleshikuesit nga këngëtari Gena./tvklan.al