Aza Electronics ka hapur dyert e dyqanit më të ri në Tiranë. I vendosur në Rrugën e Kavajës, ky është dyqani i 19-të i kompanisë që ofron për klientët prodhimet më të fundit të elektroshtëpiakeve dhe elektronikës.

Ariol Skënderaj, drejtor i dyqaneve Aza Electronics: Aza Electronics vjen me dyqanin më të ri dhe inovativ në qendër të Tiranës, në një sipërfaqe prej 900 metër katror, me markat premium dhe teknologjinë më të fundit.

E gjithë elektronika e një shtëpie gjendet në këtë dyqan. Me hapjen e tij, nuk kanë sesi të mungojnë ofertat për të gjithë. Uljet përfshijnë çdo produkt, nisur që nga elektroshtëpiaket e vogla e deri tek ato të mëdha. Të dashuruarit pas teknologjisë kanë po ashtu hapësirën e tyre të dedikuar me oferta speciale.

Ariol Skënderaj, drejtor i dyqaneve Aza Electronics: Me rastin e hapjes ju ftojmë vetëm për 3 ditë 12-14 Prill me oferta të padëgjuara më para të cilat arrijnë deri në 67% ulje tek të gjitha kategoritë e artikujve elektroshtëpiake dhe elektronike.

Blerësit e shumtë përfituan jo vetëm nga ofertat, por edhe cilësia e produkteve si dhe shërbimi i dedikuar i personelit.

Ariol Skënderaj, drejtor i dyqaneve Aza Electronics: Ftoj të gjithë klientët të shohin vetë nga afër këtë kryevepër innovative të njëhsuar me shoëroom-et e të ardhmes, me një gamë të gjerë produktesh të markave më prestigjioze në tregun botëror.

Rrjeti i dyqaneve “AZA Electronics” është i shtrirë në mbarë Shqipërinë.

Tv Klan