U njohën në një reality show dhe që atëherë vazhdojnë të përjetojnë dashurinë e tyre krah njëri-tjetrit. “Jam shumë e lumtur që e kam në krah”, kështu është përgjigjur “Në Kurthin e Piter Pan” blogerja Sarah Berisha, teksa tregon copëza të shkëputura nga jeta e saj personale me DJ PM.

Alketa Vejsiu: Cila është dhurata më e bukur që ke marrë nga PM, ose që i ke bërë ti atij?

Sarah Berisha: Ne kemi bërë dhurata të ndryshme. Dhurata më e bukur që kam marrë nga ai është që kam atë si partner në jetën time. Ai është një djalë fantastik që unë e çmoj shumë dhe që jam shumë lumtur që e kam njohur. Nuk e them shumë shpesh këtë gjë, ne edhe në rrjetet sociale nuk ia themi, nuk jemi shumë aktivë me njëri-tjetrin, por jam shumë e lumtur që kam në krah një person si ai dhe nuk kishte dhuratë më të bukur se sa mund të merrja nga ai reality show. /tvklan.al