Këtë të martë kombëtarja do të zhvillojë vetëm një seancë stërvitore. Trajneri Sylvinho dhe stafi kanë parashikuar që skuadra të pushojë në orët e paradites. Gjendja e lojtarëve është e mirë dhe në atmosferën e ndeshjes së parë.

Të gjithë janë besimplotë se ndaj Italisë do të bëjnë një paraqitje të mirë. Bindja e futbollistëve është mbështetur edhe në analizat e detajuara që stafi i trajnerëve ka bërë me lojtarët me anë të videove të ndeshjeve jo vetëm të kombëtares së Italisë, por edhe ekipeve ku luajnë lojtarët e kësaj përfaqësueseje.

Seanca stërvitore e sotme do të mbahet në orën 17:00.

Tv Klan