Holanda fitoi dje 2 me 1 ndeshjen me Poloninë, duke e nisur me këmbën e mbarë aventurën në Kampionatin Europian 2024.

Por kamerat kanë kapur një moment të neveritshëm të trajnerit të Holandës, Koeman.

I ulur në pankinë, ai është filmuar nga kamerat duke futur gishtin në hundë dhe pastaj në gojë.

Një gjest i neveritshëm, për të cilin tekniku holandez ndoshta nuk e mendonte se do të filmohej, por kjo video e tij ka bërë xhiron e botës dhe është parë nga miliona vetë.

/tvklan.al