Kroçiera ‘Monet Kingstown’ me 48 turistë në bord, 46 prej tyre britanikë  dhe 2 afrikanë është ankoruar në portin e Durrësit. Është kroçiera e tretë për këtë sezon ndërsa pritet mbërritja edhe e anijeve të tjera luksoze.

“Presim në ditët në vijim deri në fund të sezonit edhe 10 kroçera të tjera, të cilat janë me numër më të madh pasagjerësh. Duam të themi se këto kroçiera që vijnë në vitin 2024 janë prenotuar që në vitin 2021 që ishte një vit pandemik dhe kjo industri u godit më fortë nga të gjithë industritë e tjera gjatë periudhës së Covidit”, shprehet Taulant Allka, kapiteni i Portit të Durrësit.

Porti i Durrësit është pjesë e hartës turistike edhe për jahte luksoze.

“Janë kroçiera që rikthehen dhe e kanë bërë portin e Durrësit stacion të përhershëm, por edhe linja të reja që do t’i presim në ditët në vijim. Patjetër që do të jetë një sezon më i suksesshëm. Vetë pritshëmritë për tre muajt e para që ka qenë periudhë dimri dhe jahtet nuk janë ndalur në portin e Durrësit”, thekson Allka.  

Autoritetet kanë marrë të gjitha masat duke përshtatur kalatet nr 4 dhe 5 të portit të Durrësit për ankorimin e kroçierave dhe jahteve.

Klan News