#KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

“Baladë dritash” quhet libri monografik për krijimtarinë dhe jetën e Zef Zorbës. Një krijues që në vitet e komunizmit ishte i mbetur në heshtje, i izoluar, nuk pati jehonë, ndërkohë ishte shkolluar në Itali, mbeti në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka punuar në bankën e Napolit, ishte arsimuar për Shkenca Politike në Padova, njihte mirë artet, ishte nipi i Kol Idromenos. Ishte edhe një prej personave që regjimi komunist i gjuante për t’i dërguar në burg. Edhe në kënetën e Maliqit ai mbijetoi dhe arriti të shkruante diçka që sot vjen përmes monografisë “Baladë dritash”.