Pavarësisht se trajneri i përfaqësueses transalpine, Didier Deschamps, është konfirmuar në detyrë, në Francë ka ende polemika.

Gazetari i njohur francez Daniel Riolo foli ashpër për Didier Deschamps, pas paraqitjes së pasuksesshme të përfaqësueses në Kampionatin Evropian 2024.

“Mjafton, Didier. Ne nuk mund ta tolerojmë më këtë. Kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë. Francezët nuk duan më të shikojnë këtë nivel të futbollit të luajtur nga ekipi kombëtar, është koha për t’u larguar. Të gjithë janë të lodhur nga ju.” – RMC Sport citon të ketë thënë Riolo.

Kujtojmë se në Euro 2024 “Trikolorët”, u mundën në gjysmëfinale1:2 nga Spanja. Deschamps drejton kombëtaren franceze që nga viti 2012.

/tvklan.al