Legjenda e muzikës Willie Nelson anulon disa shfaqje të tij muzikore të cilat priteshin që të mbaheshin kohët e fundit, për shkak të problemeve shëndetësore.

91-vjeçari nuk është ende në gjendje të performojë në skenë lajm,in e ka  bërë të ditur me anë të një postimi në llogaritë  e rrjeteve të tij sociale.

Megjithatë është bërë e ditur se ai mund të kthehet në turneun e tij muzikor së shpejti. Javën që kaloi Nelson anuloi shfaqjet muzikore në turneun e tij në kuadër të Festivalit Muzikor të Outlaw.

“Me keqardhje ju informojmë se Willie Nelson nuk dihet mirë, Mjekët kanë këshilluar që të pushojë për katër ditët e ardhshme. Pritet që ai ta marrë veten së shpejti dhe t’i bashkohet turneut,” shkruan në deklaratë ekipi i këngëtarit.

Ndërkaq në Maj këngëtari publikoi një album të quajtur “The Borde” dhe u shfaq në albumin “Cowboy Carter” te Beyonce.

Willie Nelson 91 vjeç u bë pjesë e “Rock & Roll Hall of Fame” vitin e kaluar dhe performoi në skenë me yjet e muzikës Sheryl Crow, Chris Stapleton dhe Dave Matthews.

/tvklan.al