Jennifer Lopez nuk e ka mendjen aspak te dashuria.

Këngëtja ndodhej në Mexico City të mërkurën për të promovuar filmin e saj të ri, “Atlas” kur një gazetar ndërroi kursin e konferencës për shtyp duke e pyetur për jetën personale.

A është i vërtetë divorci me Ben Affleck? Këto thashethemet?”, ndërhyri gazetari papritur. “Cila është e vërteta? Për shtypin meksikan, cila është e vërteta e situatës?”

Protagonisti tjetër i filmit, Simu Liu u përrgjigj menjëherë: “Në rregull, nuk do ta bëjmë këtë. Shumë faleminderit djema, e vlerësojmë vërtet. Faleminderit”.

Jennifer u afrua pak përpara, pa gazetarin dhe iu përgjigj: “Ti di të bësh më mirë se kaq”.

Ju lutem, mos hajdeni me këtë energji”, shtoi Liu. “Nëse do ta mbyllja me diçka. Jen është producente në këtë film dhe arsyeja pse unë dhe Sterling K. Brown ishim pjesë e tij është sepse asaj i intereson. Jen i interesojnë gjërat si përfaqësimi dhe diversiteti, ajo është shefe”.

Lopez e mbylli konferencën duke i folur shtypit në spanjisht. “Faleminderit. Askush s’më bëri asnjë pyetje në spanjisht, por s’ka problem”, tha ajo duke dërguar një puthje e buzëqeshje drejt të  pranishmëve që qeshën.

Ditët e fundit, çifti Bennifer përflitet për një krizë të fortë në çift. Sipas mediave të huaja, ata nuk po jetojnë bashkë dhe mund të jenë në prag divorci./tvklan.al