Ndryshime do të ketë edhe në formacionin e Kroacisë. Ndryshe nga takimi me Spanjën trajneri Zlatko Daliç pritet të bëj ndërhyrje mes lojtarëve të hedhur në fushën e lojës kundër Shqipërisë. 

Besohet se formacioni i Daliç do të formohet nga Livakoviç në portë, Juranoviç, Sutalo, Gvardiol dhe Perisiç, i cili duket se do të ndihmojë më shumë në repartin e mbrojtjes. Mesfusha do të jetë një artileri e rëndë si Brozoviç, Kovaçiç dhe Modriç, ndërsa në repartin e sulmit, konfirmohen Majer e Kramariç së bashku me Petkoviç.

Megjithatë, e gjithë kjo dilemë do marr fund pas pak minutave ku në orën 15:00 do të zbresë Kroacia kundër Shqipërisë. Një takim ku do kërkohet maksimumi nga të dy skuadrat, e që do të përjetohet ekskluzivisht në ekranin e TV Klan dhe në Klan Radio.

Klan News