Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, në një intervistë ekskluzive për Tv Klan, foli për ndeshjen e radhës, atë ndaj Kroacisë.

Tekniku kuqezi, deklaroi se në formacion mund të ketë ndryshime, në krahasim me ndeshjen ndaj Italisë.

I pyetur për Hysajn, Silvinjo tha se lojtari nuk ka ndonjë problem, pasi ka eksperiencë të madhe, në një kampionat si Serie A.

“Jemi këtu është diçka e bukur. Kemi bërë një rrugëtim të shkëlyqer për të ardhur deri këtu. Kemi grup shumë të fortë dhe të vështirë. Duhet të luajmë shumë mirë, siç bëmë me Italinë, ku kishim shanset tona deri në fund. Në fund me Italinë, i kishim shanset për të barazuar dhe për të marrë një pikë.

Nuk është kaq e lehtë. Nuk mund të mendojmë direkt se do të fitojmë. Kemi lojtarë të rinj. Duhet të përmirësohemi dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi.

Kroacia me Italinë, ndryshojnë shumë. Spanja futet në këtë turne, për të fituar trofeun. Përballë kemi një skuadër që ishte finaliste e National League dhe finalist e Botërorit. Futemi në fushë për të bërë maksimumin. Nëse luajmë me një rival shumë të fortë.

Italia dhe Kroacia, janë dy kombëtare shumë të forta. Italia është skuadër shumë teknike dhe e fortë, Kroacia ka lojtarë shumë të fortë, që luajnë me Real Madrid dhe Manchester City.

Mund të ketë ndryshime në formacion. Kemi edhe një seancë stërvitore. Koha është më shkurtër për ta përgatitur. Të shohim seancën stërvitore dhe më pas do të vendosim.

Nuk besoj se ka ndonjë problem. Flasim për Hysajn që ka mbi 10 vite në Serie. Do flas me lojtarët, por nuk mendoj se ka ndonjë problem.”, deklaroi Silvinjo.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë, por edhe të gjitha takimet e tjera të Euro 2024, transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan./ tvklan.al