Një 27-vjeçar me iniciale A.B. në fshatin Rehovë të Skraparit u arrestua për kultivim të bimëve narkotike. I riu kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë kanabisi.

Ai u kap në flagrancë në vendngjarje nga forcat e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Beratit.

/tvklan.al