Pas tre muajsh Armando Sadiku rikthehet tek goli në kategorinë e dytë të kampionatit zviceran.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka shënuar kundër Wil me 11-metërsh. Në mesin e pjesë së dytë penalltia e fituar nga Zyrihu nuk u pretendua të goditej nga asnjë tjetër futbollist.

Sadiku shënoi lehtësisht. Takimi u fitua 2-0 nga Zyrihu që ngjitet në kuotën e 45 pikëve duke kryesuar i vetëm ligën e dytë të Zvicrës me 13 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Ndërsa në Superligën e Zvicrës, Jahmir Hyka shënoi dy herë duke u kthyer te goli pas 4 muajsh. Hyka tani është në kuotën e 5 golave sezonalë.

Një lojtar shqiptar protagonist në kampionatin kroat. Endri Çekiçi ishte futbollisti ishte futbollisti që hapi rrugën fitores 4 – 1 së Lokomotiva Zagreb në fushën e Cibalia. Ky ishte goli i dytë në këtë kampionat për Endri Çekiçin./ TV KLAN