Një prej akseve lidhëse më Kamzën do të transformohet rrënjësisht. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në urën e Babrroit, për të cilën tha se do të zhvillojë ekonominë e të dy bashkive.

“Kjo urë do të bashkojë Tiranën dhe Kamzën në një lidhje e cila më shumë se sa lidhje infrastrukture, është një lidhje ekonomike. Mezi pres që ta hapim në fund të qershorit, që të gjithë ata që do të shkojnë mes Kamzës dhe Tiranës, Babrrusë, Paskuqanit gjatë verës, të ndihet një lehtësim.”

Kreu i Bashkisë tha se në këtë zonë do të krijohet një park linear, i cili do të shërbejë për të gjithë banorët e zonës për të kaluar disa orë qetësie dhe argëtimi me fëmijët dhe të afërmit.

“Shumica e qyteteve të mëdha të botës, Roma, Parisi, Berlini, Londra, janë ndërtuar pranë lumit. Ne i shkonim larg lumit se s’dinim si ta trajtonim lumin në ditët e veta të përmbytjeve. Tani që e kemi trajtuar, lumi duhet të kthehet gjithashtu në një park. Në njërën anë të lumit do kemi autostradën, unazën, e cila po ecën me ritme të jashtëzakonshme nga ARRSH-ja, ndërsa në anën tjetër të lumit do të kemi një park linear.”

Nga ana tjetër kryebashkiaku Velija kërkojë mirëkuptimin e banorëve për prishjet e ndërtimeve pa leje.

Klan News