Momente terrori ka përjetuar legjenda e futbollit botëror, Roberto Baggio dhe familja e tij. Teksa po luhej takimi i kampionatit Europian, Spanjë-Itali, në shtëpinë e nënkampionit të Botës dhe Topit të Artë kanë hyrë rreth 5 persona të maskuar.

Të armatosur, ata hynë në vilën e familjes në Altavilla Vicenza. 57-vjeçari Baggio, i cili u përpoq të mbrohej, u godit në kokë me pjesën e poshtme të armës dhe pësoi plagë të rëndë në kokë.

Më pas ai dhe familja e tij qëndruan të mbyllur në një dhomë për gati një orë, ndërsa personat e armatosur plaçkitën vilën, vodhën ora, bizhuteri dhe para. Kur ish-fituesi i Topit të Artë kuptoi se hajdutët ishin larguar nga shtëpia, theu derën dhe thirri policinë, e cila përveç dëshmive të Baggio dhe familjes së tij, mori të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë.

Më pas ish-futbollisti u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku për fatin e tij të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Klan News