Kryeministri i vendit, Edi Rama është bërë pjesë e nismës së dhurimit të gjakut në Kryeministri. Teksa ka qenë duke dhuruar gjak, kryeministri Rama ka thënë se kjo është dhurata për ripërtëritëse për atë që jep dhe jo vetëm një ndihmë jetike për atë që ka nevojë.

“Ne e kemi traditë, një pjesë këtu që janë që nga bashkia e dinë shumë mirë, çdo vit ne rigjenerohemi duke dhënë gjak. Dhënia e gjakut nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që e japin.”

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se gjaku është dhurata më ripërtëritëse pasi organizmi fiton një ernergji të re.

“Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut. Çdo dhuratë ripërtëritëse, lum kush jep, jo kush merr. Gjaku është dhurata më ripërtëritëse pasi me dhënien e gjakut, organizimi fiton një energji të re dhe nuk është se shmanget komplet plakja, por shtyhet për më tutje.”


/tvklan.al