Miranda, një telefonuese nga Berati shpreh në “Aldo  Morning Show” në Tv Klan se lidhjet e dashurisë në moshën e adoleshencës së hershme nuk kanë asnjë problem. Sipas saj, dashuria në atë periudhë vjen në formën më të pastër e të sinqertë. Vetë Miranda ka përjetuar diçka të tillë pasi është dashuruar që 13 vjeçe dhe ai është ende burri dhe shoku i saj i jetës.

Miranda: Unë për veten time, flas nga përvoja, kam dashuruar që 13 vjeçe.

Aldo: Çfarë thua?!

Miranda: Unë jam që në ’77 po me atë burrë, kam 45 vjet, kam 3 fëmijë dhe mua me atë pavarësisht përpjekjeve në shtëpi, debateve se jemi njerëz të gjallë, debate me burrin do bëj se me atë më intereson, me komshinjtë s’bëj debate unë.

Aldo: Po ç’na duhet ne?

Miranda: Bravo, unë bëj debate me fëmijën tim, me burrin tim. Nga ai nuk ndan as lufta e rusit, Rusia të më qëllojë mua nga ai nuk më ndan.

Duke theksuar sërish pastërtinë e dashurisë në moshë të vogël, Miranda rrëfeu edhe njohjen e tyre.

“Ishte ushtar, më dashuroi, erdhi 2 herë në familje, s’donin prindërit se thoshin kemi të tjera dhe është e vogël, u lirua 2 vjet, ndenji pa ardhur, erdhi në ’79 më ka rrëmbyer, kam 45 vjet me të, kam 3 djem”, u shpreh ajo. Ajo shton se është bërë nënë që 18 vjeçe dhe “është rritur bashkë me të e burrin”.

Aldo: Ti nuk ke kaluar rini.

Miranda: Kam kaluar, e kam kaluar me atë që kam dashur.

Aldo: Domethënë, ti nga fëmijë je martuar direkt.

Miranda: Po, madje 18 vjeçe kam lindur djalin dhe jam shumë e lumtur. Jam rritur me gjithë djalin, jam rritur me burrin. E kam marrë 23 vjeç, unë 16 dhe jemi rritur bashkë të tre.

Aldo: Nëpër mbrëmje, nëpër festa ke dalë me shoqet?

Miranda: Shyqyr Zotit nuk kam qenë tip dhe vajzë kështu për të dalë.

Aldo: Po pse?

Miranda: Nuk kam qenë tip vetë dhe nuk jam akoma. Më  pëlqen më tepër shtëpia, të rri pranë burrit, pranë  fëmijëve./tvklan.al