Që prej orëve të para të mëngjesit afër stadiumit të Hamburgut po paraqiten shumë tifozë shqiptarë që presin me padurim të shohin ndeshjen kundër Kroacisë që do të mbahet në orën 15:00.

Afër stadiumit ndodhet dhe gazetarja e Tv Klan, Viola Lito e cila ka pyetur disa nga tifozët shqiptarë që ndodhen aty lidhur me parashikimet për rezultatin e ndeshjes së sotme.

Viola Lito: Kush do të ma japë një rezultat për ndeshjen sot?

Tifozi 1: 3-0 për Shqipërinë.

Viola Lito: Kush shënon?

Tifozi 2: Asani, Bajrami dhe Daku. Ne kemi ardhur pranë stadiumit para 1 ore, kurse në Hamburg kemi ardhur dje.

Viola Lito: A do ta shihni ndeshjen dhe në Duseldorf kundrejt Spanjës?

Tifozi 2: Nuk e dimë, nëse fiton sot, besoj që po. Ka humbur lojën e fundit, ne prapë kemi ardhur për ta mbështetur.

Ndërkohë, një tifoz tjetër që ka ardhur nga Zvicra për të ndjekur ndeshjen, ka një tjetër parashikim.

“Unë them 1 me 0 për Shqipërinë. Kam ardhur nga Zvicra. Duhet të angazhohen, mos të dorëzohen, të shkojnë më tutje”, u shpreh tifozi.

Sfidën Shqipëri-Kroaci dhe të gjitha ndeshjet e Euro 2024 do të mund t’i ndiqni në Tv Klan.

/tvklan.al