#XFactorAlbania #TvKlan #XF2023 Talent Show me popullor për promovimin e talenteve të reja. Nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu

Kategoria e Vajzave në “X Factor Albania”, 5 konkurrentet që fituan besimin e Elhaida Danit për netët Live

Pasi shijuam performancat në fazën e vilave të jurisë në “X Factor Albania” sot është një natë plot emocione, lumturi e lot: herë gëzimi e herë trishtimi.

Konkurrentët do njihen me vendimet e jurisë pasi janë ndarë në 3 kategori: “Kategoria e Vajzave”, që do të drejtohet nga Elhaida Dani; “Kategoria e Djemve”, që do drejtohet nga Arilena Ara; “Kategoria mix”, që do drejtohet nga Young Zerka.





15 prej tyre do arrijnë të prekin magjinë e netëve live. E para që ka marrë vendimet mes vështirësive ka qenë Elhaida Dani të cilës i erdhi në ndihmë në këtë fazë Pirro Cako.

Në kategorinë e vajzave në netët Live janë kualifikuar Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna.

Kategoria Mix në “X Factor Albania”: Këta janë 5 konkurrentët që prekin netët Live

Young Zerka dhe Adi Krasta pasi dëgjuan performancat e konkurrentëve në “Kategorinë Mix” në fazën e vilave të jurisë kanë vendosur se cili prej tyre do kualifikohet në netët Live.





Vetëm 5 nga 10 konkurrentët e kësaj faze do prekin magjinë e skenës të premten që vjen. Ata janë: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi.

Ndërkohë, në kategorinë e vajzave në netët Live janë kualifikuar Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna.

Kush janë 5 djemtë e skuadrës së Arilena Arës në “X Factor” që kalojnë në netët Live

Pas Elhaida Danit dhe Young Zerkës, ishte radha e Arilena Arës të përzgjedhte skuadrën e saj për netët Live. Pasi dëgjoi performancat e djemve në vilat e jurisë me ndihmën e Noizyt, ajo ka zgjedhur 5 djemtë finalistë në skuadrën e saj.





Dhe konkurrentët që kanë marrë “Po-të” dhe besimin e Arilenës janë: Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti.

Ndërkohë, në kategorinë e vajzave në netët Live janë kualifikuar Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna.

Në kategorinë mix janë kualifikuar: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi.

Në “X Factor Albania” krijohet një grup, ja 3 konkurrentët që u kualifikuan në netët Live

Nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë, 15 prej tyre morën “Po-të” duke siguruar një vend në netët Live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve.


Mirëpo, produksioni bashkë me jurinë kanë vendosur që disa nga elementet që nuk ia dolën të kualifikohen në “Top 5” të jenë pjesë e këtij formati si një grup i vetëm. Bëhet fjalë për Giovanni, Joni dhe Rossario. 3 djemtë do jenë grup dhe do konkurrojnë si një konkurrent i vetëm.

Ndërkohë, në kategorinë e vajzave në netët Live janë kualifikuar Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna.

Në kategorinë mix janë kualifikuar: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi.

Në kategorinë e djemve janë kualifikuar: Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti. /tvklan.al